Kushtet e përdorimit
Rregullat për pronarët dhe kërkuesit e pronave në PaAgjenci.
Përditësuar më 17 nëntor 2026
1. Shërbimi
PaAgjenci (paagjenci.al) është një platformë ku pronarët publikojnë prona me qira ose në shitje dhe të interesuarit i kontaktojnë direkt. PaAgjenci nuk është agjenci imobiliare, nuk ndërmjetëson marrëveshje dhe nuk merr komision nga transaksionet. Menaxhohet nga Alfred Korra, Tiranë, Shqipëri.
2. Llogaria
Duhet të jeni mbi 18 vjeç. Jeni përgjegjës për saktësinë e të dhënave tuaja dhe për sigurinë e llogarisë.
3. Vetëm pronarët
Njoftimet mund t'i publikojnë vetëm pronarët ose personat e autorizuar prej tyre. Agjencitë imobiliare, ndërmjetësit dhe sekserët nuk lejohen. Duke publikuar një njoftim, konfirmoni që jeni pronari ose keni të drejtë ta jepni me qira ose ta shisni pronën.
4. Njoftimet
Informacioni dhe fotot duhet të jenë të vërteta dhe të përditësuara. Mund të keni deri në 3 njoftime aktive njëkohësisht. Njoftimet skadojnë pas 30 ditësh, nëse nuk i rinovoni. Mos vendosni numra telefoni, email ose lidhje kontakti në përshkrim. Kontakti bëhet përmes mesazheve në platformë ose WhatsApp dhe telefonit, nëse pronari i aktivizon. Numri mund të shihet vetëm nga përdoruesit e identifikuar. Ndalohen njoftimet e rreme, mashtruese, të dyfishta, ose për prona që nuk ekzistojnë apo nuk janë në dispozicion.
5. Sjellja
Ndalohen ngacmimi, mashtrimi, kërkimi i pagesave paraprake me mashtrim, spam-i dhe çdo përdorim i platformës në kundërshtim me ligjin.
6. Moderimi
Mund të fshehim njoftime ose të pezullojmë llogari që shkelin këto kushte, edhe pa njoftim paraprak kur ka rrezik mashtrimi. Njoftimet me 3 ose më shumë raportime fshihen automatikisht deri në shqyrtim. Nëse mendoni se është gabim, na shkruani te kontakt@paagjenci.al.
7. Marrëveshjet mes palëve
Vizitat, negociatat, kontratat dhe pagesat bëhen drejtpërdrejt mes palëve, nën përgjegjësinë e tyre. Ju këshillojmë të verifikoni dokumentet e pronësisë dhe identitetin e palës tjetër, dhe të mos paguani asnjë shumë para se të shihni pronën dhe të firmosni kontratën, mundësisht te noteri.
8. Përmbajtja juaj
Ju mbetet pronësia e teksteve dhe fotove që publikoni. Na jepni të drejtën t'i shfaqim në platformë dhe në promovimin e njoftimit tuaj, për aq kohë sa njoftimi është aktiv.
9. Çmimet
Publikimi bazë i njoftimeve është falas. Në të ardhmen mund të ofrojmë shërbime opsionale me pagesë (p.sh. promovim). Për to do të informoheni qartë paraprakisht.
10. Përgjegjësia
Bëjmë çmos që platforma të funksionojë mirë, por nuk garantojmë që do të jetë gjithmonë pa ndërprerje ose gabime. Nuk mbajmë përgjegjësi për saktësinë e njoftimeve të publikuara nga përdoruesit, as për marrëveshjet mes tyre, përveç rasteve kur ligji e parashikon ndryshe.
11. Ndryshimet
Mund t'i përditësojmë këto kushte. Për ndryshime të rëndësishme ju njoftojmë me email. Përdorimi i mëtejshëm i platformës nënkupton pranimin e kushteve të reja.
12. Ligji
Këto kushte rregullohen nga ligji i Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet shqyrtohen nga gjykatat kompetente në Shqipëri. Kontakt: kontakt@paagjenci.al